Vlerësimi i rezultateve mësimore

Me këtë komponentë, kemi për qëllim të: a) zhvillojmë vetëdijesimin e edukatorëve për rëndësinë e vlerësimit të bazuar në shkollë (VBSh) për përmirësimin e rezultateve mësimore për nxënës dhe aftësinë për zbatimin e tyre; dhe b) bashkëpunojmë me MAShT-in dhe donatorët tjerë për të përmirësuar kapacitetet për vlerësimin e jashtëm të nxënësve në nivel kombëtar. Për të arritur këtë, planifikojmë realizimin e aktiviteteve të mëposhtme:

 

Aktiviteti 2.1 Përcaktimi i standardeve kombëtare për vlerësimin në shkolla

Ekspertët vendor dhe ndërkombëtar të AED-së do të punojnë me MAShT-in për të përcaktuar standardet për vlerësime dhe Kodin e Etikës, duke përshtatur ato me kurrikulën e re kombëtare dhe standardet për vlerësim cilësor të cilët përcaktohen për ekzaminimet ndërkombëtare. Në 10 shkolla do të testojmë programin për zhvillimin e standardeve profesionale – përmirësimin e vlerësimit në komunat e përzgjedhura, para se të lansojmë programin në mbarë vendin.

Aktiviteti 2.2 Planifikimi i kurrikulës së trajnimit për VBSh për të gjithë mësimdhënësit
dhe drejtorët e shkollave

Ekspertët tonë për vlerësim dhe zhvillim profesional do të punojnë me parterin tonë vendor, Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC), për të planifikuar programin për zhvillim profesional për VBSh. Do të familjarizojmë mësimdhënësit dhe administratorët me standardet e reja dhe do të zhvillojmë kapacitetin e tyre për të përdorë metodat për vlerësimin e nxënësve dhe vetëvlerësim, si atë kualitativ ashtu edhe atë kuantitativ. Modulet e trajnimit, doracakët, dhe video incizimet do të vihen në dispozicion përmes rrjetit të internetit.

Pas programit të trajnimit, trajnerët do të ofrojnë mbështetje brenda shkollës dhe do të mentorojnë mësimdhënësit dhe administratorët. Partnerët lokal do të ndihmojnë në identifikimin e mentorëve vlerësues nga secila shkollë fillore dhe e mesme e ulët, të cilët do të shpërndajnë informatat tek kolegët e tyre. Trajnimet në nivel lokal do të realizohen në QDT-të e përshkruara në komponentin e parë.

Aktiviteti 2.3 Ofrimi i zhvillimit profesional për edukatorët e caktuar në përpilimin e testeve dhe zhvillimin e bankave të pyetjeve

Do të punojmë me mësimdhënësit dhe administratorët e përzgjedhur për t’u mundësuar atyre përpilimin e testeve dhe pyetjeve të cilat mund të përdoren për të vlerësuar progresin e shënuar në lidhje me kurrikulën e re dhe arritjen e shkathtësive përkatëse. Pas një periudhe të trajnimit, ata do të formojnë një ekip ekspertësh lokal të cilët do të punojnë me ekspertët tonë për vlerësim duke krijuar dhe përmirësuar një grup pyetjesh për ekzaminim, nga e tërë kurrikula, të cilat mësimdhënësit mund t’i përdorin në përpilimin e ekzaminimeve të tyre. Ekipi do të punojë me ekspertët e programit tonë për teknologji informative, për të krijuar një bankë pyetjesh të cilat pastaj mund të shpërndahet përmes rrjetit të internetit.

Lista e shkollave udhëheqëse

Shkolla Komuna
1. Hilmi Rakovica Prishtine
2. Dardania Prishtine
3. Abdullah Shabani Mitrovice
4. Yll Morina Gjakove
5. Asdreni Peje
6. Selami Hallaqi Gjilan
7. Vellezrit Frasheri Lipjan
8. Vezir Jashari Ferizaj
9. Ismet Rraci Kline
10. Abdyl Frasheri Prizren
11. Beqir Gashi Malisheve

Aktiviteti 2.4 Zhvillimi i kapacitetit të Njësisë për Vlerësime në MAShT për të përmbushur përgjegjësitë e saj sa i përket vlerësimit në nivel të shkollës dhe në nivel kombëtar

Eksperti jonë për vlerësim ndërkombëtar do të ndihmojë Njësinë për Vlerësime në MAShT për të krijuar një program për zhvillim profesional të personelit të saj. Eksperti jonë do të ndihmojë Njësinë për Vlerësime për të testuar vlerësimin e jashtëm në shkollat dhe komunat e përzgjedhura dhe për të trajnuar stafin e saj për të interpretuar rezultatet e këtyre testeve të jashtme dhe për t’ia prezantuar ato komunitetit arsimor dhe vendimmarrësve.

 

Vlerësimi mes grupeve

Mësuesja Nadire Qengaj nga shkolla fillore Abdyl Frashëri, Prizren, përdor Vlerësimin për të Nxënit
në lëndën e gjuhës shqipe, në mënyrë që të merr informacione se sa janë nxënësit në gjendje të
analizojnë një tekst leximi, të cilën e kanë mësuar, ta vizualizojnë ,strukturojnë tregimin dhe të përdorin
drejtshkrimin.

Nxënësit vlerësohen ndërmjet vete kundrejt kritereve të suksesit të cilat janë të shkruara në tabelë,me
anë të teknikës së Vlerësimit për të Nxënit “ Dy yje dhe një dëshirë”.

Mësuesja Nadire Qengaj është një ndër 23 mësimdhënësit të cilët janë trajnuar në Vlerësimin për të
nxënit nga projekti i USAID-it Basic Education Program.